Çudira Shqiptare/ Monitorimi i ISP, Komisionet Parlamentare si ‘han me 2 porta’, deputetët votojnë herë nga makina e herë nga kafenetë

Publikuar tek: politike, më 15:50 20-10-2020 Çudira Shqiptare/ Monitorimi i ISP, Komisionet Parlamentare si ‘han me 2 porta’, deputetët votojnë herë nga makina e herë nga kafenetë Deputeti Shameti merr pjese ne komisionet parlamentare nga makina ose nga kafenete

Paguhen për të dhënë mendimin e tyre dhe për të votuar në Komisionet Parlamentare, por në shumë raste nuk e respektojnë etikën dhe seriozitetin e këtyre komisioneve.

Bëhet fjalë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët janë monitoruar nga Instituti i Studimeve Politike gjatë Komisioneve Parlamentare, dhe është evidentuar se disa prej tyre marrin pjesë në këto komisione nga makinat apo kafenetë.

Javën e kaluar ishte deputeti Ilir Beqja që diskutoi nga makina, ndërsa këtë javë ishte deputeti Adnor Shameti, i cili në Komisionin e Ligjeve merr pjesë i ulur në një ambient të jashtëm (kafe,restorant), ndërsa pak minuta më vonë merr pjesë në Komisionin e Politikës së Jashtme, por këtë herë zhvendoset në makinë.

Sipas ISP-së, Kuvendi ka në detyrim ligjor e moral të reflektojë, së paku, që edhe në rastet e krizave të funksionimit dhe rënies së besimit publik, të ruajë minimumi standardet formale të aktivitetit të tij, duke mos i lejuar deputetët të marrin pjesë në komisione nëse nuk janë në ambiente të përshtatshme.

Postimi i plotë:

“Ligji është në përputhje me Kushtetutën, marrëveshja ka vlerë të jashtëzakonshme për integrimin dhe marrëdhëniet me NATO-n”. Deklarata të tilla dëgjohen në seanca plenare dhe në Kuvend, por aktiviteti online parlamentar ofron alternativa të tjera. Stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP) ka evidentuar se këto deklarata nuk u bënë nga mjediset e punës së komisioneve në Kuvend, por nga makina dhe mjedise publike. Deputeti relator i ratifikimit Adnor Shameti ka vijuar praktikën e përsëritur javën e kaluar nga deputeti Ilir Beqaj, duke zhvilluar debat parlamentar, duke relatuar, duke diskutuar dhe duke votuar ... nga makina! Në dallim nga rasti “Beqaj”, në rastin “Shameti” deputeti nuk ndodhet në zyrë për të vijuar në makinë, por fillimisht është në mjedise publike jashtë parlamentit (kafe, restorant !!) dhe pasi kryen formalitetet me Komisionin e Ligjeve, në pak minuta diferencë vijon të njëjtat formalitete në Komisionin e Politikës së Jashtme, por tashmë duke u zhvendosur në makinë! Dy fotot ilustruese tregojnë deputetin në Komisionin e Ligjeve dhe pak minuta më vonë në makinë, duke relatuar në dy rastet marrëveshjen e Shqipërisë me NATO-n. Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për mbështetje teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s për realizimin e projekteve të Kuçovës të financuara nga Programi i Investimeve të NATO-s për Sigurinë vitet 2019-2022”. Ironikisht, ky mund të jetë akti i parë ligjor në historinë e NATO-s që diskutohet e miratohet nga... makina!

Mbledhja e fundit e konferencës së kryetarëve i dha të drejtë shqetësimit publik të ISP dhe kërkoi që deputetët të marrin pjesë në mbledhjet online nga mjedise pune në zyrë, parti apo në banesë, duke i dhënë fund praktikës së pjesëmarrjes, debatit dhe votimit nga rruga, lokalet apo udhëtimi me makinë. Të njëjtin vendim e citoi në mbledhjen e mësipërme të Komisionit të Ligjeve edhe kryetari i këtij komisioni Ulsi Manja, duke theksuar se në respekt të etikës, integritetit dhe solemnitetit institucional ky orientim do të zbatohet, duke mos pranuar në mbledhje deputetë që e shkelin atë.

Shqetësimi i ISP nuk lidhet personalisht me individin politikan, Beqaj, Shameti, Valteri, Çaçani, etj, deputetë të cilët në monitorime janë subjekt i diskutimit dhe votimit nga makina; nuk lidhet as me alibi jo serioze të nevojës për të bërë lajm, por lidhet me konceptin ligjor mbi demokracinë funksionale dhe parlamentarizmin, me integritetin, etikën, seriozitetin dhe solemnitetin e aktivitetit parlamentar, të institucionit të deputetit dhe të aktit të rëndësishëm të vendimmarrjes ligjore me impakt për vendin, shtetin ligjor dhe qytetarët. Dhe për këtë Kuvendi ka në detyrim ligjor e moral të reflektojë, së paku, që edhe në rastet e krizave të funksionimit dhe rënies së besimit publik, të ruajë minimumi standardet formale të aktivitetit të tij.

122096320_3452157618160566_5896898394295402100_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret në takim ministrin grek: Marrëdhëniet mes dy vende janë kryesore! Çështja e detit të trajtohet përmes dialogut
Detin e zgjidhin ndërkombëtarët, Rama tregon se nuk ka rënë dakord me Greqinë për vijën bregdetare »
Article Logic
Execution time: 0.012135982513428
array(1) { ["section"]=> string(136) "cudira-shqiptare-monitorimi-i-isp-komisionet-parlamentare-si-han-me-2-porta-deputetet-votojne-here-nga-makina-e-here-nga-kafenete-224459" }