Çudira shqiptare, Superliga në bojkot, Komisioni i Disiplinës ‘masakron’ lojtarët e Tiranës dhe Bylisit

Publikuar tek: sport, më 19:22 31-10-2020 Çudira shqiptare, Superliga në bojkot, Komisioni i Disiplinës ‘masakron’ lojtarët e Tiranës dhe Bylisit

Komisioni i Disiplinës ka dënuar dy lojtarët e Tiranës, Bathën dhe Torassan për ndeshjet miqësore. Pa u “lagu”r nuk ka mbetur as sulmuesi i Bylisit, Laëal, që është pezulluar me 5 ndeshje.

Të gjitha këto dënime janë bërë për ndeshjet miqësore që skuadrat kanë bërë gjatë kësaj kohe. Vendime të çuditshme nga Disiplina pasi në vendin tonë nuk janë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, por vetëm miqësore e për këtë arsye janë dënuar edhe 3 lojtarët.

Një goditje e rëndë për Tiranën pasi përveç Çelhakës, Cale dhe Toshevskit, trajneri Egbo nuk do të ketë gati as Torassan dhe Bathën.

Vendimet e Disiplinës:

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I bëhet tamponi i radhës, zbulohet përgjigjja për Cristiano Ronaldon
»
Article Logic
Execution time: 0.013070821762085
array(1) { ["section"]=> string(106) "cudira-shqiptare-superliga-ne-bojkot-komisioni-i-disiplines-masakron-lojtaret-e-tiranes-dhe-bylisit-225951" }