Çudit Angela Martini: Jam thjesht një shtëpiake që pret burrin në shtëpi (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:23 31-01-2018 Çudit Angela Martini: Jam thjesht një shtëpiake që pret burrin në shtëpi (FOTO)

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare është padyshim një nga modelet më të suksesshme në botë. 

Muajt e fundit ka marrë vëmendje të madhe mediatike, kjo dhe për shkak të martesës me milardierin rumun Dragos.

Por mesa duket Angela po bën një pauzë në jetën profesionale, duke iu dedikuar plotësisht martesës. Në llogarinë e saj në Instagram, modelja ka postuar një foto provokuese, gjysmë e zhveshur dhe shtrirë në divan.

Krah fotos modelja shkruan: “Jam thjesht një shtëpiake që pret burrin në shtëpi, të flasim për alienët, zotin, ju e dini, thjesht gjëra të zakonshme.”

Ashtu si e ka treguar dhe më parë, Angela dhe Dragos janë shumë të dashuruar.

E kush nuk do të donte të ishte një shtëpiake si Angela.

Screenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012494087219238
array(1) { ["section"]=> string(83) "cudit-angela-martini-jam-thjesht-nje-shtepiake-qe-pret-burrin-ne-shtepi-foto-108631" }