Janë bërë të shpeshta rastet kur lojtarët e skuadrave të ndryshme postojnë foto nga dhomat e zhveshjes në momentet festive pas ndonjë suksesi të arritur. Kështu ka ndodhur edhe te ekipi i sapo ngjitur në Premier Ligë, Middlesbrough, kur futbollistët janë vendosur në resht dhe kanë pozuar pas fitores së arritur dje kundër Sunderland.
Por në foton e mëposhtme ka diçka që nuk shkon. Njëri nga lojtarët duket se ka qenë shumë i pavëmendshëm në momentin e pozimit vetëm me të mbathura, ndërsa ka treguar më shumë se ç’duhet. Moment shumë i sikletshëm, pasi ka parë veten në këtë situatë në momentin që fotoja është shpërndarë./Newsport.al