'Çunat problematikë', deputeti i PS: Janë të rinjtë e FRESSH që ‘të marrin gjak në vetull’

Publikuar tek: politike, më 23:32 09-07-2019 'Çunat problematikë', deputeti i PS: Janë të rinjtë e FRESSH që ‘të marrin gjak në vetull’

Deputeti socialist Alket Hyseni ka treguar mbrëmjen e sotme se kush janë 'çunat problematikë' që përmenden në dosjen 339 për shit-blerjen e votave në Dibër.

I ftuar në emisionin 'Open', Hyseni tha se 'çunat problematikë' janë të rinjtë e forumit rinor socialist që ‘të marrin gjak në vetull’.

'Çunat problematikë janë të rinj të FRESSH që të marrin gjak në vetull. Nëse ti (i drejtohet Çlirim Gjatës) nuk e njeh shprehjen popullore, ta them unë që të marrin gjak në vetull për të drejtën e tyre', u shpreh Hyseni.

Por kjo deklaratë u konsiderua nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata si një thirrje për dhunë.

'Kjo është thirrje për gjak dhe për dhunë. Uroj ta dëgjojnë ndërkombëtarët.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027338027954102
array(1) { ["section"]=> string(91) "cunat-problematike-deputeti-i-ps-jane-te-rinjte-e-fressh-qe-te-marrin-gjak-ne-vetull-171706" }