Opinionisti Olti Curri ka postuar një foto ku duken një mori qensh që enden nëpër rrugët e kryeqytetit.
Curri ka marë shkas nga kjo për të ironizuar përmes humorit dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn dhe Halim Kosovën. “Me kaq qen sa kemi nëpër rrugë duhej të kandidonte për kryebashkiak Lassie ( Lesi ) dhe jo Veliaj apo Kosova...”, shkruan opinionisti.Ndërkaq, një komentues e ka parë këtë si problem i cili duhet të marrë zgjidhje dhe duhet të përfshihet në programin e secilit kandidat.