Curri: Shqiptari i Kosovës le të ketë vrarë 100 veta, e meriton nënshtetësinë, i huaji jo

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 22-10-2020 Curri: Shqiptari i Kosovës le të ketë vrarë 100 veta, e meriton nënshtetësinë, i huaji jo Arjan Curri

Analisti Arjan Curri, i ftuar në ‘Open’, duke folur për nënshtetësitë shqiptare të lëshuara nga presidenti i Republikës Ilir Meta, por dhe nga paraardhësit e tij, tha se “Ligji për nënshtetësinë, i 2020-ës edhe i vjetri, nuk përjashton asnjë shqiptar me dënim të formës së prerë të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Ai tha se me ligjin e ri për nënshtetësitë, shqiptari i Kosovës le të ketë kryer 100 vrasje, përsëri e përfiton nënshtetësinë shqiptare.

Arjan Curri: Ligji për nënshtetësinë, i 2020-ës edhe i vjetri, nuk përjashton asnjë shqiptar i dënuar me dënim të formës së prerë në momentin që ka kryer dënimin të marrë nënshtetësinë shqiptare, përjashto të huajt ama. Tek seksioni për neutralizimin të huajt që kanë kryer vepra penale me dënim minimal deri në 3-4 vite nuk e përfitojnë. Por jo shqiptarët, shqiptari i Kosovës mund të ketë vrarë edhe 100 veta e merr nënshtetësinë, i huaji jo. Shqiptari i Kosovës është shqiptar, do të marri pasaportën shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aeroportet në vend, Balluku: Në Vlorë do të bëhet ai kryesori, Saranda vetëm në periudhën prill-tetor!
Zhdukja e Remzi Hoxhës, Hashim Thaçi: Autorët janë në Tiranë! »
Article Logic
Execution time: 0.010872840881348
array(1) { ["section"]=> string(93) "curri-shqiptari-i-kosoves-le-te-kete-vrare-100-veta-e-meriton-nenshtetesine-i-huaji-jo-224792" }