'Do bllokohet Kryeministria, ministrat nuk do lejohen të futen në Kuvend', çfarë paralajmëron LSI në protestën e radhës

Publikuar tek: barometri, më 08:10 07-04-2018 'Do bllokohet Kryeministria, ministrat nuk do lejohen të futen në Kuvend', çfarë paralajmëron LSI në protestën e radhës

Foto ilustruese

Mesa duket ditët në vijim nuk do të jenë më të qeta.

Pas paralajmërimit për protesta të vazhdueshme nga opozita, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka treguar se çfarë do të ndodhë në protestën e radhës.

Një një intervistë për Report Tv, Mehmetaj tha se mosbindja civile do të nisë fillimisht me bllokimin e Kryeministrisë dhe më pas me moslejimin e deputetëve për tu futur në Kuvend. Deputetja tha se kryengritja e qytetarëve do të jetë për të rrëzuar qeverinë Rama, që deri tani ka terrorizuar qytetarët.

"Protestën e drejtojnë qytetarët ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për ti mbrojtur nga Rama dhe burgosjet në mës të natës. Mund të përdoren pjesë nga buxheti i shtetit për të paguar mirëmbajtjen e rrugës dhe nuk është nevoja e një taksës shtesë. Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrant për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i rradhës.
Mercenari i Ramës ushtroi dhunë,dhe unë citova kushtetutën, ajo që ndodhi më pas ishte se më pezulluan nga parlamenti. Në rradhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, u shpreh Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027685880661011
array(1) { ["section"]=> string(8) "d-115989" }