Daçiç përplaset me kryeministrin bullgar: Qëndrimi i BE-së nuk thotë që Kosova është e pavarur

Publikuar tek: rajon, më 21:03 06-07-2019 Daçiç përplaset me kryeministrin bullgar: Qëndrimi i BE-së nuk thotë që Kosova është e pavarur Ministri i jashtem serb, Ivica Daçiç dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Europian nuk ka treguar asnjëherë se Kosova është e pavarur.

Ai këto komente i bëri kundër deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov i cili tha se pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shefi i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, ministri i Jashtëm aktual spanjoll, Josep Borrell duhet të veprojë në përputhje me politikat e BE-së.

Daçiç me nervozizëm iu drejtua në panel kryeministrit bullgar, Bojko Borisovit duke e kundërshtuar atë për deklaratën e këtij të fundit për Kosovën.

‘Bojko, më lejoni të ju them diçka, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Ju Bojko, duhet të respektoni qëndrimin e BE-së dhe mos mbani mësim për shefin e dipolmacisë së BE, Borrellin. Çfarë do të thotë kjo mospërfillje, çfarë ju duket?’, deklaroi në panel Daçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073921680450439
array(1) { ["section"]=> string(100) "dacic-perplaset-me-kryeministrin-bullgar-qendrimi-i-be-se-nuk-thote-qe-kosova-eshte-e-pavarur-171355" }