Dafi çmend fansat te Havana, të rinjtë “garantuan” beach disco-n që mund t’ju mungonte në verë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 06-07-2015 Dafi çmend fansat te Havana, të rinjtë “garantuan”  beach disco-n që mund t’ju mungonte në verë

Havana Beach Palase shpërtheu edhe këtë vit në fundjavën e kaluar, kur vendosi të mbajë hapjen e stinës së nxehtë të verës në bregdetin shqiptar të jugut.

Dafina Zeqiri “i tërboi” të rinjtë shqiptarë me prezencën e saj, ndërkohë që festa filloi në mesnatë për të përfunduar në orët e para të mëngjesit.

Të gjithë e kishin të qartë se beach club këtë vit nuk do të lejoheshin për shkak të zhurmave. Madje, Havana e dikurshme, që të gjithë të rinjtë e njohin që prej 15 vitesh, nuk do të jetë më as në plazhin e Dhërmiut. Shkak, vendimi i qeverisë që detyron klubet për të mos ndërtuar konstruksionet në bregdetet.

Pas ecejakesh të shumta, duket se drejtuesit e Havanës e gjetën zgjidhjen. Vendosen të zhvendosen më afër Llogarasë, duke u “ngulur” me marrëveshje pikërisht në kopleksin e ri që po ndërtohet aty në palasë, megaprojekti i firmës Balfin.

E siç thonë drejtuesit, edhe këtë vit, të rinjtë do ta shijojnë discon e natës në maksimum. Dhe ceremonia e hapjes, dhuroi surpriza me fishekzjarre dhe me vetë Dafin, që i çmendi fansat e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet 4.1 ballë në Mal të Zi, lëkundje edhe në veri të Shqipërisë
Sms për Shkullakun përballë Tahirit: Nga emërimet e biznesmenëve, te Cenollari si mik i Frrokëve »
Article Logic
Execution time: 0.011571168899536
array(1) { ["section"]=> string(97) "dafi-cmend-fansat-te-havana-te-rinjte-garantuan-beach-disco-n-qe-mund-t-ju-mungonte-ne-vere-15463" }