Këngëtarja Dafina Zeqiri spikat gjithmonë për stilin e saj të veçantë.
Po të hedhësh një sy në Instagramin e saj, nuk gjen dy foto ku Dafi shfaqet njëjtë.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto, në të cilën është shumë ‘crazy’.
Por vëmendjen e ka marrë ndër të tjera mesazhi që Dafi ka shkruar: ‘Veç dashnia, nuk mjafton’.
Nuk dihet nëse kjo është një deklaratë e momentit, apo lidhet me ndonjë prej këngëve që Zeqiri nuk ka lançuar akoma.
Para një jave, ajo paralajmëroi ‘Ring, Ring’ në bashkëpunim me Varrosin.