Daily Mail sërish artikull për shqiptarët: Kuksiani nga grabitës banke në Itali, këngëtar repi në Londër

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 02-01-2018 Daily Mail sërish artikull për shqiptarët: Kuksiani nga grabitës banke në Itali, këngëtar repi në Londër

Tabloidi britanik, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull një shqiptari nga Kukësi. Bëhet fjalë për Fari Lleshin për të cilin gazeta ka zbuluar se ai drejton një faqe në Facebook, ku publikon foto dhe video të shqiptarëve që futen ilegalisht me kamionë në Angli.

Në artikull thuhet se Lleshi është dënuar më parë për grabitje banke në Itali dhe në Britani është futur ilegalisht.

Kuksiani u burgos në Itali në vitin 2011 pasi kishte grabitur njëj shumë prej  20,000 paundë. Lleshi u kap nga policia pas plaçkitjes së një banke pranë Trentos në Italinë Veriore me dy bashkëpunëtorë në tetor 2010 dhe u burgos tre muaj më vonë.

Ndërsa, pasi kreu dënimin ai u fut ilegalisht në Angli.  Daily Mail  ka njoftuar se shqiptari që drejton faqen me 700 000 ndjekës përfshin një seri fotografish që duket se tregojnë të rinjtë shqiptarë ku shfaqen në pjesën e prapme të furgonëve dhe kamionëve ndërsa hynin në Britani të Madhe.

Ai i tha Mailit se ndjenë keqardhje për gabimet në të kaluarën. 

"Kam qëndruar 6 vjet burg në Trentë," tha ai. "Kam grabitur bankën. Por tani i kam plotësuar këto detyrime. Unë dua të harroj këto gabime, të cilat nuk më pëlqejnë. Kam humbur letrat e mia dhe nuk mund të qëndroja në Itali, kështu që erdha në Angli," tha ai për Daily Mail.

"Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në një kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli. Kam marrë një kamion dhe mbërrita në Angli ", shtoi shqiptari.

 Ndërsa, theksoi më tej se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk e dinë se ai është këtu. "Unë nuk jam i ligjshëm. Unë jam këtu si shumica e emigrantëve të paligjshëm të huaj për një mundësi më të mirë", shtoi ai.

Gazeta në artikuj të tjerë ka raportuar se të rinjtë shqiptarë që vijnë në Britani ilegalisht përfundojnë si punë në lavazhe ose si ‘mushka’ të drogës për bandat shqiptare.

Por Lleshi insistoi që ai të hapë një kapitull të ri, duke thënë: 'I lashë gjithçka pas dhe i kushtova vetes rrugën e duhur. Nuk kam asnjë arsye për t'u angazhuar në rrjete apo vepra penale'. Ndër të tjera ai nënvizon se ka një ëndër të bëhet këgëtar i muzikës rep.

Ndërsa në këngët e tij të publikuara në YouTube ai njihet me emrin Baba Lleshi dhe 2Gunz.

 

47AEF74500000578-5226645-Facebook_page_Albanians_in_London_includes_a_series_of_brazen_ph-a-17_1514827511295.jpg

05BABBFD000003E8-0-image-a-10_1514827189279.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekordet e motit në fundvit në Vlorë (DY DATA)
Ndalimi i demokratëve në kufi, reagon Policia e Shtetit: Zbatuam ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.011958837509155
array(1) { ["section"]=> string(109) "daily-mail-serish-artikull-per-shqiptaret-kuksiani-nga-grabites-banke-ne-itali-kengetar-repi-ne-londer-105153" }