Dako i bën bisht përballjes me Grida Dumën (Foto)

Publikuar tek: politike, më 11:33 17-06-2015 Dako i bën bisht përballjes me Grida Dumën (Foto)

Kandidatët për bashkinë e Durrësit Grida Duma dhe Vangjush Dakon, si edhe kandidatët e tjerë kanë refuzuar përballjet në debat publik. Në këtë rast kandidatja e koalicionit të djathtë, e cila njihet për ortatorinë e saj gjithmonë ka kërkuar ballafim për platformat elektorale, por kjo kërkesë e saj është mohuar nga rival i saj Dako. Rasti i rradhës ku dy kandidatët kanë pasur mundësi të ballafaojen është bërë publik nëpërmjet fotove nga vetë Duma, në të cilin shfaqet  Dako, i cili i ka bërë bisht ballafaqimit, duke u larguar nga takimi.

“Po ndodh tani. Ishim të ftuar nga kontabilistët e qytetit për të folur dhe përballur vizionin dhe alternativat për Durrësin por kandidati tjetër braktisi përballjen. Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën”, shkruan Duma në profilin e saj në rrjetet sociale. Mbështetësit e Dumës këto foto i kanë komentuar me shprehjen popullore "i paska mbushur brekët".

Dako2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034294843673706
array(1) { ["section"]=> string(53) "dako-i-ben-bisht-perballjes-me-grida-dumen-foto-13825" }