‘Dakordësia për në Hagë ishte që në vitin 2009’, Berisha: Rashë dakord me 2 qeveritë greke dhe ia thashë Ramës kur erdhi në pushtet, atëherë do shkonim për vetëm 6 milje...

Publikuar tek: politike, më 22:23 20-10-2020 ‘Dakordësia për në Hagë ishte që në vitin 2009’, Berisha: Rashë dakord me 2 qeveritë greke dhe ia thashë Ramës kur erdhi në pushtet, atëherë do shkonim për vetëm 6 milje... Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e detit t’i kalojë Gjykatës së Hagës.

Si ka thënë në emisionin “Opinion” se marrëveshja me Greqinë për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare ishte arritur që në vitin 2010 me qeverinë e Papandreut dhe më vonë me qeverinë e Samaras.

Sipas tij, dakordësia i ishte transmetuar edhe kryeministrit rama kur erdhi në pushtet, madje do të diskutohej për 6 milje dhe jo për 12.

“Në vitin 2010 kanë insistuar që të rinegociojnë, iu kemi bërë të qartë se nuk ka rinegociim, prandaj le të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Ata ranë dakort, më pas erdhi në pushtet Samaras dhe ra dakort edhe ai që të shkojmë në Hagë. Dy qeveritë greke njëra pas tjetrës ranë dakort. Nuk shkuam sepse u mor edhe një kompani e huaj për të bërë ekspertizën dhe sugjermiet për çështjen e Gjykatës. Pastaj u ndërrua pushteti dhe këtë dakordësi ia përcolla atyre që erdhën në pushtet. Unë kam të drejtë të shtroj një pyetje. Sot ministri Dendias dhe Rama ranë dakort të shkojnë në Hagë. Kur ishte më mirë Shqipëria, kur shkonin në Hagë me shqipërinë 6 milje apo sot që shkojmë 12 milje? Marrëveshja u rrëzua mbi një hartë të falsifikuar. Një sharlatan i paguar spostoi kufirin në harta. Kjo deklaratë që them unë është bërë nga kundëradmirali i flotës. Sot Edi Rama duhet të deklaronte se nuk jemi dakort me 12 milje. Greqia nuk duhet të abuzojë. Rama ka detyrim absolut t’ia thotë. Ata me 12 milje dalin në Vlorë”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Jo i rënë nga qielli por më i zoti i kësaj toke’, Ervin Bushati nuk i kursen lavdërimet për Edi Ramën
»
Article Logic
Execution time: 0.01091194152832
array(1) { ["section"]=> string(171) "dakordesia-per-ne-hage-ishte-qe-ne-vitin-2009-berisha-rashe-dakord-me-2-qeverite-greke-dhe-ia-thashe-rames-kur-erdhi-ne-pushtet-atehere-do-shkonim-per-vetem-6-milje-224502" }