Dalin DETAJE nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, identifikohet VIKTIMA (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 09-11-2019 Dalin DETAJE nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, identifikohet VIKTIMA (EMRI)

Policia ka dhënë njotimin zyrtar për aksidentin e ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas uniformave blu, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën dhe ka lënë të vdekur në vend drejtuesin e saj.

Viktima është Zef Stenaj, 61-vjeç nga Torovica e Lezhës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lezhë, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074498653411865
array(1) { ["section"]=> string(91) "dalin-detaje-nga-aksidenti-i-rende-ne-aksin-lezhe-shkoder-identifikohet-viktima-emri-185286" }