Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë në Shkodër ditën e sotme. Sipas Fax News viktima Angjelin Shkami ka qenë me precedentë penalë.
Ndërsa policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.
Shtetasi Angjelin Shkëmbi, banues në Pulaj të Velipojës u arrestua pak kohë më parë pasi më datë 28 shkurt të këtij viti ishte shpallur në kërkim. Policia ka bërë me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg më 14 shkurt 2017, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.