Dalin DETAJE, prokurorët belgë në Tiranë për Bashën (ÇFARË DO NDODHË TË ENJTEN)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 23-07-2019 Dalin DETAJE, prokurorët belgë në Tiranë për Bashën (ÇFARË DO NDODHË TË ENJTEN)

Detaje të reja dalin për prokurorët belgë të ardhur sot në Tiranë për dosjen 'Toyota Yaris.

Mësohet se krahas takimeve, prokurorët belgë kanë ardhur në Tiranë për të marrë dëshminë e kreut të demokratëve Lulzim Bashës.

Basha do të paraqitet ditën e enjte në prokurori, ku do të merret në pyetje lidhur me deklaratat e tij për përfshirjen e numrit 2 të PS-së Taulant Ballës.

Kujtojmë se në muajin qershor të vitit 2018,  janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’,  3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që në Portin e Durrësit.

Katër të arrestuarit në Shqipëri kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në  Belgjike janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë.Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.

Në këtë çështje ka qenë i përfshirë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, të cilin Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për shpifje ndaj deputetit socialist Taulant Balla, sepse e kishte akuzuar këtë të fundit për lidhje me të arrestuarit e çështjes ‘Toyota Yaris’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025709867477417
array(1) { ["section"]=> string(83) "dalin-detaje-prokuroret-belge-ne-tirane-per-bashen-cfare-do-ndodhe-te-enjten-173084" }