Një vrasje misterioze e një çifti ulqinak të identifikuar si Fadil dhe Fatime Kaçaniq, ka tronditur ditët e fundit shtetin e Ekuadorit.
Por kësaj here policia duket se ka zbuluar më shumë detaje për ekzekutimin e çiftit dhe lidhjen e Fadil Kaçaniq me pazaret e kokainës.
Sipas mediave vendase, dy trupat janë gjetur tre ditë më parë në një shkurre, disa kilometra larg vendit ku banonin.
Dyshimet e para tregojnë që vrasësit kanë qenë dy profesionistë, të cilët fillimisht u janë prezantuar çiftit si policë dhe makina me të cilën kanë lëvizur ka qenë me targa shqiptare.
64 vjeçari u ekzekutua me 3 plumba, ndërkohë që bashkëshortja e tij 63 vjeçare, mbeti e vdekur pas goditjes me sende të forta.
Policia po heton pistën e larjes së hesapeve për trafikim kokaine, duke qenë se Fadil Kaçaniq nuk është shumë i panjohur për policinë vendase. Ai është dënuar disa vite më parë për trafik droge, ndërkohë që kishte dalë nga burgu kohët e fundit.