Dalin detajet e krimit makabër në Pogradec, burri lidhi me litar dhe më pas theri të shoqen

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 15-08-2015 Dalin detajet e krimit makabër në Pogradec, burri lidhi me litar dhe më pas theri të shoqen Foto ilustruese

Burri godet për vdekje me thikë të shoqen.

Zamir Çekani, 40 vjeç, godet disa herë me thikë bashkëshorten e tij L. Çekani 35 vjeç. Ngjarja makabre ka ndodhur para pak minutash dhe të tjera detaje nga krimi dalin në dritë. Autori më parë e kishte lidhur bashkëshorten dhe më pas e sulmoi me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Gruaja mësohet se ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Pogradecit ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Paraprakisht mendohet se mund të ketë ardhur pas një konflikti në familje.

Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po merr dëshmitë e familjarëve ndërsa është vënë në ndjekje të 40 vjeçarit, autorit të krimit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I FUNDIT / Tiranë, parandalohet krimi në familje, i biri do vriste babanë me automatik
Video e motrave Kajtazi/I ati:Na degjeneruan! I kam qëlluar me ndonjë pëllëmbë, por nuk jam diktator »
Article Logic
Execution time: 0.013457059860229
array(1) { ["section"]=> string(96) "dalin-detajet-e-krimit-makaber-ne-pogradec-burri-lidhi-me-litar-dhe-me-pas-theri-te-shoqen-18445" }