Emrat e aplikantëve të përzgjedhur në programin e Lotarisë Amerikane janë përzgjedhur dhe mund të kontrollohen që prej orës 18:00.
Për të parë nëse jeni fitues duhet të hyni në faqen përkatëse në internet (KLIKONI KËTU) dhe pasi të shkoni në faqen e posaçme të Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), klikoni Check Status.
Më pas vendosni të dhënat që keni ruajtur në momentin që keni hedhur Lotarinë Amerikane.
Shënim: Faqja mund të jetë e pa arritshme për shkak të ngarkesës së madhe, provojeni sërish më vonë