Një ngjarje e rëndë ndodhi në Torino të Italisë.
Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Anxhela Meçani ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht dhe më pas është hedhur në rrugë.
Mediat italiane raportojnë se 20 vjeçarja shqiptare mbërriti të shtunën në spital në gjendje të rëndë dhe vdiq mbrëmë në Santa Croce në Moncalieri. Sakaq, thuhet se 20 vjeçarja shqiptare ishte prostitutë në Itali. Ndërsa dyshohet se një klient e ka rrahur atë barbarisht dhe e ka hedhur më pas në rrugë.