Dalin FOTOT, kush është efektivi i burgjeve dhe viktima e sherrit në Kavajë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 10-10-2019 Dalin FOTOT, kush është efektivi i burgjeve dhe viktima e sherrit në Kavajë Viktima Dritan Hoxholli dhe efektivi i burgjeve Bledar Toçi

Dalin fotot e Bledar Toçit, efektivit të burgjeve që u përfshi në konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Efektivi i cili mbeti edhe i plagosur, është vënë në pranga nga policia pak momente më parë së bashku me vëllain e tij.

Ata u arrestuan pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza, ndërsa mbi policing rëndon edhe akuza e vrasjes së Dritan Hoxhollit.

Toçi kishte shkuar në banesën e të afërmes Marsida Qatja pasi kjo e fundit i kishte kërkuar ndihmë.

Ajo i ishte ankuar se ish i dashuri Haxholli e kishte shqetësuar duke e marrë në telefon dhe për ta larguar kishte kërkuar ndihmën e policit.

Teksa vajza dhe efektivi i burgjeve po bisedonin, në banesë ka ardhur edhe ish i dashuri, i cili sapo ka parë policin e ka plagosur. Më pas edhe polici i është kundërpërgjigjur me zjarr duke e qëlluar me armën e shërbimit dhe e lë të vdekur në vend.

Në banesë ka shenja gjaku deri në dalje të pallatit, ndërsa është tentuar të hapet dera e banesës me forcë.

Raportohet se Qatja dhe viktima kishin pasur një lidhje dashurie që kishte përfunduar disa muaj më parë, por ky i fundit nuk donte ta pranonte dhe e kërcënonte vajzën duke i thënë se nuk do ta linte të jetonte e qetë. Herë pas here ai e telefononte, madje i shkonte edhe në shtëpi.

Banorët e përshkrajnë vajzën si një person të rregullt që nuk krijon shqetësime.

Nga ana tjetër vëllai i efektivit u arrestua, pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza.

Efektivi i burgjeve Bledar Toçi

sdgfj.jpg

sdfh.jpg

Viktima Dritan Hoxholli

dfsg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069561004638672
array(1) { ["section"]=> string(81) "dalin-fotot-kush-eshte-efektivi-i-burgjeve-dhe-viktima-e-sherrit-ne-kavaje-181475" }