Dalin HARTAT, ja ku është zgjeruar Greqia me 12 milje, përfiton edhe zonë ekonomike shtesë

Publikuar tek: rajon, më 16:39 22-01-2021 Dalin HARTAT, ja ku është zgjeruar Greqia me 12 milje, përfiton edhe zonë ekonomike shtesë Harta e zgjerimit te Greqise me 12 milje ne Detin Jon

Janë publikuar hartat e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Detin Jon, pasi qeveria greke miratoi në parlament projektligjin për këtë zgjerim.

Sipas këtyre hartave, zgjerimi fillestar që tregohet është ai me 6 milje me ngjyrën blu të lehtë, ndërkohë që më pas është bërë edhe zgjerimi me 6 milje të tjera që tregohet me ngjyrën blu.

Zona e vetme ekonomike në Detin Jon që i mbetet Shqipërisë është trekëndëshi i shënuar në hartë me ngjyrën “rozë”, ndërkohë Greqia pas zgjerimit nga 6 në 12 milje ka përfituar edhe zonë ekonomike shtesë (trekëndëshi blu ne hartën e 2-të)

Sipas mediave greke, kjo shtrirje e Greqisë po bëhet në bazë të marrëveshjes së arritur në vitin 2008 me Shqipërisë dhe shtetit helen.

Ndërkohë kujtojmë se për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon do të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pasi të dyja palët janë adresuar në këtë gjykatë.

Këto janë hartat që shpjegojnë zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon:

Harta 1:




141794648_222851199230875_12406714285998659_o.jpg

Harta 2:

141025910_222851282564200_1570164725457762666_o_copy.jpg

Harta 3:

141453743_222851285897533_3435595671062247411_o_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahu bashkëshorten e tij, arrestohet zyrtari i policisë
»
Article Logic
Execution time: 0.013250827789307
array(1) { ["section"]=> string(95) "dalin-hartat-ja-ku-eshte-zgjeruar-greqia-me-12-milje-perfiton-edhe-zone-ekonomike-shtese-235987" }