Dalin në ankand pesë piktura të Adolf Hitlerit, prokuroria: Janë false

Publikuar tek: bota, më 18:45 09-02-2019 Dalin në ankand pesë piktura të Adolf Hitlerit, prokuroria: Janë false Njëra nga pikturat e Hitlerit

Pesë piktura të ndryshme, për të cilat thuhet se janë pikturuar nga diktatori famëkeq, Adolf Hitler, kanë dalë sot në ankand në qytetin e Nurembergut, duke nxitur reagime për ringjalljen e përkujtimit për epokën naziste.

Në mesin e gjësendeve që do të dalin në ankand është edhe një peizazh me liqen dhe bjeshkë, çmimi fillestar i të cilit do të jetë 45 mijë euro, dhe një ka karrige e drunjtë me shenjën e nazizmit, për të cilën thuhet se i përkiste dikatotorit nazist.

Ky ankand ka ngjallur edhe reagimin e prokurorisë sepse dyshohet që disa piktura ishin të rreme. Shitja e punimeve të artit të Hitlerit, i cili për një kohë ishte munduar të mbijetonte si artist në Austri, vazhdimisht ka shkaktuar reagime për shkak të gatishmërisë së blerësve për të paguar çmime të larta për veprat e tij.

“Ekziston një traditë e gjatë e shitjes së objekteve që lidhen me nazizmin. Mediet reagojnë gjithmonë për këtë dhe çmimet po rriten vazhdimisht. Personalisht, kjo është diçka që më bezdis”, tha Stephan Klingen nga Instituti Qendror për Histori të Artit në Mynih.

Në Gjermani është e ndaluar me ligj paraqitja e simboleve të nazizmit. Megjithatë, përjashtime mund të bëhen kur është fjala për qëllime edukuese dhe historike, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014101028442383
array(1) { ["section"]=> string(75) "dalin-ne-ankand-pese-piktura-te-adolf-hitlerit-prokuroria-jane-false-152180" }