Hetimet paralele që po zhvillohen nga Prokuroria dhe SHKBCA në Ministrinë e Brendshme kanë nxjerrë në dritë fakte të reja për operacionin në Lazart ku u vra një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën dy të tjerë. Një prej këtyre fakteve është se Forcat e Ndërhrjes së Shpejtë (FNSH) kanë refuzuar të hyjnë në Lazarat mëngjesin e 24 qershorit.
Sipas gazetës “Panorama” , forcave të FNSH-së u është kërkuar të ndërhyjnë në fshatin Lazarat pas të shtënave me armë në mesnatë, por ata kanë refuzuar pasi nuk kanë pasur automjete të blinduara dhe numrin e duhur të efektivëve për kryerjen e operacionit. Pas tërheqjes nga ndërhyrja FNSH është pozicionuar në tri pika të Lazaratit.
Sipas hetimeve rezulton se prej muaj në fasht ekzistonte një grup i rebeluar me policinë. Në bazë të përgjimeve ky grup i armatosur rezulton se mund të kryente sulme ndaj policisë. hetimet kanë konstatur se në fshat ka pasur hyrje të një sasi të madhe mjetesh luftarke dhe droge. Këto të dhëna disponoheshin nga zyrtarë të ndryshëm të Policisë dhe FNSH.
Hetimi i nisur nga SHKBCA, përveç vrasjes synon të zbardhë edhe operacionin e kryer nga policia.