Dalin nga burgu dy gazetarët turq që kishin raportuar se qeveria trafikonte armë drejt Sirisë

Publikuar tek: bota, më 14:59 26-02-2016 Dalin nga burgu dy gazetarët turq që kishin raportuar se qeveria trafikonte armë drejt Sirisë

Dy gazetarët turq, të cilët kishin raportuar se qeveria trafikonte armë drejt Sirisë kanë dalë sot nga burgu. Drejtori i gazetës “Cumhuriyet”, Can Dundar dhe shefi i zyrës së gazetës, Erdem Gul kanë qenë të burgosur për 3 muaj, ndërsa gjyqi i tyre do të bëhet në 25 Mars.

Sipas mediave turke, dy burrat janë pritur jashtë burgut nga familjarët e tyre, por edhe nga gazetarët të, cilit i mbështesin ata, ndërsa portali i gazetës “Cumhuriyet”, ka shkruar: “Më në fund të lirë”.  Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë vendim duke argumentuar se "janë shkelur të drejtat e tyre për liri dhe siguri".

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar më para dënim me burg të përjetshëm për dy gazetarët, të cilët akuzohen për nxjerrjen e sekreteve shtetërore përmes një artikulli që ata kishin publikuar sipas të cilit, qeveria e presidentit Erdogan po përpiqej t’u dërgonte armë militantëve islamikë në Siri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069139957427979
array(1) { ["section"]=> string(99) "dalin-nga-burgu-dy-gazetaret-turq-qe-kishin-raportuar-se-qeveria-trafikonte-arme-drejt-sirise-33607" }