Dalin pamje të reja nga vdekja e George Floyd, tre policë i vunë gjunjtë mbi trupin e tij

Publikuar tek: bota, më 07:38 31-05-2020 Dalin pamje të reja nga vdekja e George Floyd, tre policë i vunë gjunjtë mbi trupin e tij

Vdekja e 46 vjeçarit afro-amerikan George Floyd ka shkaktuar protesta të mëdha në Minneapolis, pas videos së publikuar ku shihej se atë e kishte mbytur me gju oficeri Derek Chauvin.

Ditën e djeshme në mediat amerikane ka qarkulluar një video e re ku shihet ana tjetër e automjetit të policisë, me tre policë që ia kanë vënë gjunjtë në trup 46 vjeçarit.

4 policët që morën pjesë në arrestimin e Floyd, që çoi edhe në vdekjen e tij janë larguar nga Departamenti i Policisë, ndërsa oficeri Chauvin që i vendosi gjurin në qafë dhe i shkaktoi vdekjen është arrestuar, ndërsa do të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së tretë.

Në fillim oficerët e policisë deklaruan se Floyd i kishte rezistuar arrestimit, por pamjet e kamerave të sigurisë i rrëzojnë këto pretendime.

LEXO EDHE: Protestat në Minneapolis, tre videot që tregojnë historinë e vdekjes së George Floyd (Si gënjeu policia)


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098719596862793
array(1) { ["section"]=> string(95) "dalin-pamje-te-reja-nga-vdekja-e-george-floyd-tre-police-i-vune-gjunjte-mbi-trupin-e-tij-208468" }