Dalin pamjet, brenda kampit në Siri ku jetonin 110 shqiptarë

Publikuar tek: rajon, më 14:03 22-04-2019 Dalin pamjet, brenda kampit në Siri ku jetonin 110 shqiptarë

110 persona të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, u kthyen të premten në Prishtinë.

Mediat në Prishtinë raportojnë se disa nga të kthyerit po qëndrojnë në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Vranidollë, pak kilometra larg kryeqytetit.

Nga Kosova më shumë se 300 persona, ndër ta gra, burra e fëmijë kanë udhëtuar për në Siri që prej viti 2012.

Ndërkohë, mes të kthyerve janë edhe 4 luftëtarë për të cilët gjykata në Prishtinë ka caktuar masën 1 muaj paraburgim.

Ndërsa një producent i ‘NBC News’ ka publikuar sot disa fotografi të cilat thotë se janë realizuar pikërisht në kampin sirian ku qëndronin edhe këta kosovarë që tashmë janë kthyer.

“Kosova ka kthyer disa nga qytetarët e tyre nga kampi AlHawl. Fotografitë janë realizuar disa ditë më parë në kampin AlHawl”, shkroi Mahmod Shikhibra në Twitter.

Ndërkohë në këtë kamp jetojnë qindra gra me fëmijët e tyre nga vende të ndryshme të botës. Shumë shtete refuzojnë t'i rikthejnë ato në atdhe për shkak të rrezikshmërisë.

F.jpg

KK.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021483182907104
array(1) { ["section"]=> string(66) "dalin-pamjet-brenda-kampit-ne-siri-ku-jetonin-110-shqiptare-161398" }