Dalin pamjet e aksionit te “Myslym Shyri”, si u shkatërrua rrjeti i drogës (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 21-04-2017 Dalin pamjet e aksionit te “Myslym Shyri”, si u shkatërrua rrjeti i drogës (EMRAT-VIDEO)

Policia e Tiranës finalizoi me sukses një operacion anti drogë duke arrestuar në flagrancë 5 persona teksa po tentonin të shpërndanin plot 1 kilogram heroinë, në zonën e populluar të “Myslym Shyrit”.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale F. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, A. M., 49 vjeç, banues në Elbasan, T. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë, E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe N. M., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Detaje nga Policia:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr masiv në ambientet e paraburgimit në Vlorë, dyshohet për situatë pengmarrje
Zbardhet ngjarja në Vlorë, arrestohet një nga autorët e sherrit me një të vrarë dhe 3 të plagosur (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011873006820679
array(1) { ["section"]=> string(89) "dalin-pamjet-e-aksionit-te-myslym-shyri-si-u-shkaterrua-rrjeti-i-droges-emrat-video-75979" }