Dalin pamjet e tmerrit nga aksidenti në Shkodër, vdiqën dy persona

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 03-01-2017 Dalin pamjet e tmerrit nga aksidenti në Shkodër, vdiqën dy persona

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër Koplik ku për pasojë humbën jetën dy këmbësorë. Ata u përplasën nga një makinë dhe ndërruan jetë në spital ndërsa qytetarët që u gjendën në vendin e ngjarjes raporttuan se për 20 minuta askush nuk shkoi të marrë dy të aksidentuarit.

“Ky është shteti që duam dhe policia që duam. Ka 20 minuta që është bërë aksidenti dhe nuk vjen kush që t’i marrë”, shkruan qytetari për Jeta Osh Qef ndërsa dërgon edhe pamjet e rënda.

Sipas policisë,  mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

red.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tërbohen” njerëzit për patinazh në Korçë, më shumë se 379 persona në pistë (FOTO)
Urdhri i Ministrisë: Të mbyllen çerdhet, kopshtet e shkollat. ARSYEJA ALARMANTE »
Article Logic
Execution time: 0.013007164001465
array(1) { ["section"]=> string(71) "dalin-pamjet-e-tmerrit-nga-aksidenti-ne-shkoder-vdiqen-dy-persona-64472" }