Dalin pamjet: Ja si u rrah gazetari i “Stop” nga një grua (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 10-07-2017 Dalin pamjet: Ja si u rrah gazetari i “Stop” nga një grua (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan janë transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam” Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.

Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021968126296997
array(1) { ["section"]=> string(66) "dalin-pamjet-ja-si-u-rrah-gazetari-i-stop-nga-nje-grua-video-85694" }