Dalin PAMJET/ Ky është 40-vjeçari që vrau sot KUSHËRIRIN me SËPATË (VIDEO- Si u arrestua)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 17-03-2018 Dalin PAMJET/ Ky është 40-vjeçari që vrau sot KUSHËRIRIN me SËPATË (VIDEO- Si u arrestua) Dilaver Veshaj, autor i krimit

Këto janë pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit Dilaver Veshaj, i cili vrau me sëpatë sot, në Gumenicë të Vlorës kushëririn e tij 37-vjeç. A.V.për arsye pronësie.

Policia bën me dije se, më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KRIM MAKABËR në Vlorë, kushëriri VRET me sëpatë kushëririn (EMRA- DETAJE)
Pasuri enigmatike nën sqetulla politike, kush është gjykatësi Artan Broci »
Article Logic
Execution time: 0.01091194152832
array(1) { ["section"]=> string(92) "dalin-pamjet-ky-eshte-40-vjecari-qe-vrau-sot-kusheririn-me-sepate-video-si-u-arrestua-113559" }