41 turistë italianë gjatë një vizitë të zhvilluar në Shqipëri në fund të muajt shtator, u përballen me një situatë kritike si pasojë e helmimit nga ushqimi.
AKU ka publikuar rezultatet e bëra në bazë të analizave të marra nga hotelet dhe restorantet e Vlorës, ku turistët italianë kishin qendruar dhe konsumuar ushqim. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, analizat kanë nxjerrë të pastra hotelet dhe restorantet në Vlorë, ndërsa ka rezultuar se turistët kishin të vajtur të helmuar në atje.
Më parë grupi prej 41 vetësh kishin qëndruar në një prej hoteleve në qytetin e Sarandës si pjesë e turit turistik.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e 41 italianëve u përmirësua dhe asnjë prej tyre nuk pati probleme të tjera shëndetësore.
Lexo edhe: 41 turistë të helmuar, udhërrëfyesi tregon se si vizita në Shqipëri sa nuk u kthye në tragjedi