Dalin rezultatet e Referendumit në Britaninë e Madhe, britanikët zgjedhin të largohen nga BE

Publikuar tek: bota, më 07:36 24-06-2016 Dalin rezultatet e Referendumit në Britaninë e Madhe, britanikët zgjedhin të largohen nga BE

Dalin rezultatet paraprake të Referendumit në Britaninë e Madhe.

51.9% kanë votuar “PRO” largimit nga BE ndërsa 48.1% votuan për qendrimin në BE. Për largimin kanë votuar 17,410,742 zgjedhës për qendrimin 16,141,241 zgjedhës. Votuesit kanë votuar në favor të Brexit: daljes britanike nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, britanikët dhe udhëheqësit evropianë do të fillojnë negociatat për kushtet e largimit të Britanisë.

Dalja e Britanisë do të ndikojë në ekonominë britanike, politikën e imigracionit, dhe shumë më tepër por ndoshta do duhen vite për të parë pasojat e qarta të kësaj daljeje.

Kjo është pjesëmarrja më e madhe e votimeve regjistruar në Britani që prej vitit 1992. David Cameron, tani po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen si kryeministër. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022799968719482
array(1) { ["section"]=> string(97) "dalin-rezultatet-e-referendumit-ne-britanine-e-madhe-britaniket-zgjedhin-te-largohen-nga-be-44433" }