Dalin rezultatet e sondazhit për deputetët: Patozi më i preferuar se Rama në Vlorë, Meta kryeson në Tiranë, Blushi në Elbasan

Publikuar tek: politike, më 09:02 01-03-2017 Dalin rezultatet e sondazhit për deputetët: Patozi më i preferuar se Rama në Vlorë, Meta kryeson në Tiranë, Blushi në Elbasan

Është mbyllur sondazhi për deputetët i hapur që prej datës 1 shkurt në faqen e Newsbomb.al. Shumë lexues të portalit u bënë pjesë aktive e këtij sondazhi duke votuar për deputetin që ata dëshirojnë të rizgjidhet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Rezultatet janë surprizuese në disa qarqe, siç është rasti i Vlorës, ku votuesit kanë preferuar të parin deputetin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe të dytin kryeministrin Edi Rama. Qeveria e drejtuar nga Rama ka investuar në disa projekte të rëndësishme në qytetin bregdetar, por fakti se asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar plotësisht, mund ta ketë penalizuar kryeministrin në përzgjedhjen e vlonjatëve.

Ben Blushi ka njoftuar se do të kandidojë në Tiranë me logon e Partisë LIBRA në zgjedhjet e 18 qershorit, por qytetarët e Elbasanit e kërkojnë sërish deputet në këtë qark. 29% e votuesve kanë preferuar Blushin si deputetin e parë që duan të rizgjidhet në Elbasan.

Në Tiranë është kreu i LSI-së ai që kryeson me 18% të votave, i ndjekur nga Sali Berisha i PD, Kejdi Mehmetaj e LSI dhe Pandeli Majko i PS.

Deputetët më të votuar në Tiranë:

1.Ilir Meta (LSI) – 18%

2.Sali Berisha (PD) – 13%

3.Kejdi Mehmetaj (LSI) – 13%

4.Pandeli Majko (PS) – 10%

5.Jorida Tabaku (PD) – 8%

6.Dashamir Shehi (LZHK) – 7%

7.Artan Gaçi (PS) – 4%

8.Majlinda Bregu (PD); Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Parid Cara (PS)  – 3%

*Pjesa tjetër e deputetëve në Tiranë kanë marrë më pak se 3% të votave.

Screenshot_2.jpg

Screenshot_3.jpg

Screenshot_4.jpg

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8_copy.jpg

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Screenshot_11.jpg

Screenshot_12.jpg

Screenshot_13.jpg

Screenshot_14.jpg

Screenshot_15.jpg

Screenshot_16.jpg

Screenshot_19.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024698972702026
array(1) { ["section"]=> string(128) "dalin-rezultatet-e-sondazhit-per-deputetet-patozi-me-i-preferuar-se-rama-ne-vlore-meta-kryeson-ne-tirane-blushi-ne-elbasan-70332" }