Dalin rezultatet, infermierët dështojnë në higjienë, më të zotët në administrimin e medikamenteve (TABELA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:51 06-08-2015 Dalin rezultatet, infermierët dështojnë në higjienë, më të zotët në administrimin e medikamenteve (TABELA)

Dalin rezultatet e testit të infermierëve dhe ajo çfarë bie më së shumti në sy është fakti që bluzat e bardha kanë marrë vlerësime minimaliste në kapitullin e higjienës e ndërsa kanë arritur rezultate pozitive në kapitullin e administrimit të medikamenteve.

Pjesëmarrja e përgjithshme në këtë vlerësim ishte 88% (morën pjesë 1270 infermierë, nga 1437 të planifikuar). Pjesëmarje e plotë u sigurua nga SU “Shefqet Ndroqi” me 100%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët u shënua në SUOGJ “Koço Gliozheni”, me 64%.

Ministria bën me dije se “rezultatet më të ulëta janë arritur në kapitujt e “Higjenës”, “Gjumit dhe pushimit”, dhe “Eleminimit intestinal dhe urinar”. Ndërsa, rezultatet më të larta, janë arritur në kapitullin e “Përdorimit të medikamenteve”, si dhe “Shenjave jetësore dhe sigurisë së pacientit”.

Rezultatet janë konfidenciale dhe çdo infermier do të marrë përgjigje individuale për rezultatin e tij/saj.”.  

Për të gjithë infermieret që nuk arritën të marrin pjesë në këtë raund vlerësimi, do të këtë një mundësi të dytë pas 30 ditësh, ose ditën që është planifikuar vlerësimi i infermiereve në shërbimin spitalor rajonal.

Rezultoi se 35 pikë, pra pikët maksimale, janë marrë vetëm prej12 infermierëve. Ndërsa,1-10 pikë kanë marrë18 infermierë.

Rezultatet sipas kapitujve të pyetjeve:

Nr. Kapitujt Përgjigje të sakta
1 Aparati lokomotor dhe ushtrimet 65%
2 Eliminimi intestinal dhe urinar 61%
3 Gjumi dhe pushimi 57%
4 Higjena 48%
5 Infeksionet spitalore 74%
6 Integriteti i lekurës dhe dekubituset 75%
7 Lëngjet dhe elektrolitet  62%
8 Administrimi i medikamenteve 86%
9 Menaxhimi i dhimbjes 68%
10 Oksigjenimi 68%
11 Shenjat jetësore dhe siguria e pacientit 84%
12 Menaxhimi i stresit 66%
13 Testet diagnostike dhe proçedurat laboratorike 69%
14 Kujdesi në urgjencat mjekësore 62%
15 Ushqyerja 67%
16 Etika profesionale dhe komunikimi 66%

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton të futë drogë në Elbasan Arena, arrestohet 30 vjeçari
Qeveria shqiptare jep 50 mijë euro për Tetovën »
Article Logic
Execution time: 0.012453079223633
array(1) { ["section"]=> string(108) "dalin-rezultatet-infermieret-deshtojne-ne-higjiene-me-te-zotet-ne-administrimin-e-medikamenteve-tabela-17868" }