Dalin rezultatet paraprake në Maqedoninë e Veriut, ja si renditet kandidati shqiptar për president

Publikuar tek: rajon, më 20:51 21-04-2019 Dalin rezultatet paraprake në Maqedoninë e Veriut, ja si renditet kandidati shqiptar për president Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale ne Maqedonine e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale të cilat sot mbajtën raundin e parë të tyre.

Sipas faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, kandidati shqiptar, akademiku Blerim Reka ka marrë deri tani 16.9 përqind ose e konvertuar në 10.145 vota, kandidatja Gordana Siljanovska ka marrë deri tani 37.68 përqind apo e përkthyer në 22.626 vota, ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind ose thënë ndryshe 24.916 vota.

Deri tani janë numëruar 9.21% të votave të përgjithshme, ku në të cilat 2355 vota janë të pavlefshme. 

reka.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029491901397705
array(1) { ["section"]=> string(104) "dalin-rezultatet-paraprake-ne-maqedonine-e-veriut-ja-si-renditet-kandidati-shqiptar-per-president-161318" }