Dalin shifrat e Eurostat :19 mijë shqiptarë aplikuan për azil në BE gjatë vitit 2018

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 14-03-2019 Dalin shifrat e Eurostat :19 mijë shqiptarë aplikuan për azil në BE gjatë vitit 2018 Emigrantet ne kerkim te azilit per ne vendet e BE (Foto ilustruese)

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria gjendet në vendin e nëntë sipas numrit të azilkërkuesve me 19 mijë shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së.

Krahasuar me vitin 2017, vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të qytetarëve shqiptar azilkërkues me rreth 7 mijë persona.

Numër rekord është regjistruar në vitin 2015 kur ka pasur rreth 69 mijë, ndërsa një vit më vonë është ulur në rreth 33 mijë dhe 26 mijë në vitin 2017.

Në periudhën nga viti 2013 deri 2017-n rreth 157 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në BE.

Eurostat thekson se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 580 mijë persona të cilët kanë aplikuar për azil në një nga vendet anëtare të BE-së, duke shënuar një rënie me 11 për qind

Në vend të parë është Iraku me rreth 81 mijë aplikime dhe më pas vijnë Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia dhe Venezuela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04281210899353
array(1) { ["section"]=> string(90) "dalin-shifrat-e-eurostat-19-mije-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-be-gjate-vitit-2018-156441" }