Dalina Buzi nuk heq dorë, pas përplasjes me gazetaren e sjell edhe si model në prezantimin e saj mbi etikën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:27 26-02-2016 Dalina Buzi nuk heq dorë, pas përplasjes me gazetaren e sjell edhe si model në prezantimin e saj mbi etikën

Gazetarja Dalina Buzi dhe Kozeta Turishta u përballën virtualisht me njëra -tjetrën pas një lajmi që bëri bujë në të gjitha portalet online:

“Kozeta Turishta shqiptarja e parë gazetare në CNN”. Buzi shkroi më vonë një artikull duke sqaruar se në fakt Turishta në CNN ishte si turiste por i menjëhershëm dhe i ashpër ishte reagimi i Turishtës e cila e cilësoi kolegen Buzi si xheloze dhe dashakeqe.

Sakaq, ditën e sotme Dalina Buzi e ka sjellë rastin e Turishtës përpara pjesëmarrësve në seminarin  e zhvilluar rreth etikës.

“Delirimi i gazetares shqiptare me CNN-in ka prezantuar Buzi” në “Creative Mornings” duke bërë një "mia culpa" në prezantimin e saj “Etika jam unë”. Buzi tha gjatë prezantimit se ne mediat, hera-herës, në shpejtësi me kohën por edhe dëshirën për t'u lexuar publikojmë gjëra që ndoshta duhet t'i kishim riparë me qetësi dhe profesionalizëm.

delirimi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032059192657471
array(1) { ["section"]=> string(112) "dalina-buzi-nuk-heq-dore-pas-perplasjes-me-gazetaren-e-sjell-edhe-si-model-ne-prezantimin-e-saj-mbi-etiken-33593" }