Dalja e parë e Arben Ahmetajt pas operacionit, ministri futet te kompleksi “Fishta” në Velipojë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:43 06-09-2017 Dalja e parë e Arben Ahmetajt pas operacionit, ministri futet te kompleksi “Fishta” në Velipojë (VIDEO)

Me hap të ngadaltë, si për të sfiduar atë aksident tragjik që pësoi, në mbledhjen informale të Këshillit të Ministrave në Velipojë, u shfaq edhe ministri i Financave, Ekonomisë e Punës Sociale, Arben Ahmetaj.

Një palë xhinse dhe xhaketë, duket se Ahmetaj, ishte rikuperuar më së miri për këtë takim. Kohë më parë u shfaq në rrugët e Tiranës me paterica, por tani nuk kishte fare nevojë për to. Ishte duke ecur vetëm dhe I pandihmuar nga ndokush tjetër nga stafi apo bodigardët, raporton newsbomb.al.

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj, u aksidentua në 16 korrik të këtij viti me makinën e tij Land Rover në rrugën Tabanoc – Kumanovë në Maqedoni. Makina e tij u përplas me një autobus ndërkohë që përplasja rezultoi me një varg frakturash për ministrin e Financave.

Iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për të rivendosur në vend kockat e thyera në spitalin amerikan në Tiranë.

Kjo është dalja e parë publike e Ahmetajt pas aksidentit të 16 korrikut 2017. /NEWSBOMB.AL/ 

 


Takimi "Rama 2" ne Velipoje by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097599029541016
array(1) { ["section"]=> string(104) "dalja-e-pare-e-arben-ahmetajt-pas-operacionit-ministri-futet-te-kompleksi-fishta-ne-velipoje-video-91331" }