Dalja nga BE, Britania e Madhe nis bisedimet për BREXIT

Publikuar tek: bota, më 06:15 18-07-2017 Dalja nga BE, Britania e Madhe nis bisedimet për BREXIT

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian diskutuan për fillimin e punës, pas takimit mbi bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Takimet do të mbahen për katër ditë mes Sekretarit britanik për Brexit, David Davis dhe përfaqësuesit nga BE, Michel Barnier.

“Tani është koha t’i futemi seriozisht punës për të arritur negociata të suksesshme”, u shpreh Davis para gazetarëve. “Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë përparim, të identifikojmë dallimet tona dhe të punojmë se si të përballemi me to”, ka shtuar ai.

Barnier në anën tjetër, ka thënë se dy palët duhet “të shohin fillimisht pozicionet e tyre aktuale dhe më pas të punojnë drejt zhvillimit të mëtejshëm”.

Njëra nga çështjet më me rëndësi që do të diskutohet këto ditë, është edhe çmimi që do të paguajë Britania e Madhe për dalje nga BE-ja. Sipas raportimeve të mëhershme BE-ja dëshiron që Britania të paguajë 70 deri në 110 milionë dollarë, shumë e cila është refuzuar nga Britania.

Shefi i Financave, Philip Hammond, ka thënë se Britania do të marrë përgjegjësi ndaj pagesës duke shtuar se “ Britania nuk është shtet që u shmanget borxheve”. Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet me ose pa marrëveshje më 30 mars të vitit 2019.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytje në Kinë, 18 të vdekur dhe shumë të zhdukur
Veprimi i Melania Trump që mund të nxis “luftë” midis SHBA-së dhe Europës »
Article Logic
Execution time: 0.00895094871521
array(1) { ["section"]=> string(60) "dalja-nga-be-britania-e-madhe-nis-bisedimet-per-brexit-86491" }