Damian Gjiknuri i dorëzon postin e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut.
“Ceremonia” është duke u transmetuar live në ErTv ndërsa bie në sy dashamirësia me të cilën Gjiknuri i drejtohet ministres pasardhëse ose “Belës” siç e quan ai.
“Unë do e thërras shkurt Bela, gjej rastin t’i uroj suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese por edhe interesante, falenderoj stafin. Kaluam me rezultate por dhe dështime, se edhe ato janë pjesë e jetës.
Bela njihet me një pjesë prej jush, sfidat sjellin sfida të reja. Jam i bindur se Bela i ka mundësitë, kapacitetin dhe vullnetin që këto nisma t’i çojë përpara. I kam thënë mua do më kesh këshilltar për çdo gjë, kyci i punës këtu është të inkurajosh stafin, të bashkëpunosh me stafin. Ju uroj shumë sukses ty dhe stafit që do punojë me ty. E kishim pa përgatitje këtë, ishin fjalë zemre”, u shpreh Gjiknuri mes duartrokitjesh.