Damir Fazlliç i bën ‘dalje’ Lulzim Bashës, poston FOTON e Majlinda Bregut dhe shkruan: Kryetarja e ardhshme e PD (Kërkon largimin e tij)

Publikuar tek: politike, më 22:05 21-11-2019 Damir Fazlliç i bën ‘dalje’ Lulzim Bashës, poston FOTON e Majlinda Bregut dhe shkruan: Kryetarja e ardhshme e PD (Kërkon largimin e tij) Damir Fazlliç - Lulzim Basha

Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç, mik i ish-kryeministrit Sali Berisha, vijon të ndjekë me interes zhvillimet politike në vendin tonë.

Ndonëse një mbështetës i Partisë Demokratike, Fazlliç ka dalë kundër Lulzim Bashës, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i demokratëve. Miku i Berishës ka shpërndarë në Twitter një foto nga takimi i Majlinda Bregut me kreun e Partive Popullore Europiane (PPE) Joseph Daul, ndërsa e cilëson atë si kryetaren e ardhshme të PD.

“Kryetarja e radhës e Partisë Demokratike në Shqipëri”, shkruan Fazlliç mbi foton e Majlinda Bregut, ndërsa vijon duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i demokratëve përmes thirrjes “Basha Ik”.

Postimi i mikut të Berishës, Damir Fazlliç:

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074591636657715
array(1) { ["section"]=> string(137) "damir-fazllic-i-ben-dalje-lulzim-bashes-poston-foton-e-majlinda-bregut-dhe-shkruan-kryetarja-e-ardhshme-e-pd-kerkon-largimin-e-tij-186747" }