Danimarka krijon ambasadorin e parë digjital në botë, do ketë një funksion të rëndësishëm

Publikuar tek: bota, më 19:32 28-01-2017 Danimarka krijon ambasadorin e parë digjital në botë, do ketë një funksion të rëndësishëm

Danimarka është bërë shteti i parë në botë që do të ketë një ambasador digjital. Ky ambasador do të fokusohet në marrëdhëniet me kompanitë e madhe që veprojnë në këtë fushë, si Apple, Google dhe Microsoft.

Për botën digjitale që po zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe shpesh herë drejton jetët tona, në Kopenhagen vendosën t’i japin rëndësinë e duhur. “Kompanitë e mëdha ndikojnë në Danimarkë njësoj si çdo shtet. Këto kompania janë shndërruar në një komb të ri, dhe ne duhet të përballemi me këtë”, tha për gazetën Politiken ministri i Jashtëm Andres Samuelsen.

Danimarka planifikon të hapë edhe një zyrë në SHBA, ku do të qëndrojë ambasadori i ri, i cili nuk është përzgjedhur ende. Një objektiv i rëndësishëm i këtij ambasadori do të jetë lobimi në kompanitë e mëdha teknologjike për të investuar në Danimarkë dhe kjo realisht po ndodh.

Facebook dhe Google kanë njoftuar se do të ndërtojnë së shpejti në vendin nordik baza të të dhënave, çka do të sjellë vende të reja pune dhe më shumë para për ekonominë e këtiij shteti të pasur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071468353271484
array(1) { ["section"]=> string(94) "danimarka-krijon-ambasadorin-e-pare-digjital-ne-bote-do-kete-nje-funksion-te-rendesishem-66969" }