Danimarka ndalon trenat drejt Suedisë, ashpërson masat kundër refugjatëve

Publikuar tek: bota, më 18:55 09-09-2015 Danimarka ndalon trenat drejt Suedisë, ashpërson masat kundër refugjatëve

Policia daneze ndaloi sot trenat që vinin nga Gjermania në përpjekje për të regjistruar dhe kontrolluar një fluks azilkërkuesish dhe emigrantësh, të cilët dëshironin të kalonin tranzit në Suedi.

Policia tha se rreth 200 persona në portin e Rodbys, në Lolland, kanë refuzuar të zbresin nga trenat apo që të merren në qendrat daneze të pritjes duke kërkuar që të vazhdojnë udhëtimin drejt Suedisë ku ata kanë familjet ose miqtë.

Gjermania dhe Suedia kanë qenë destinacionet kryesore për ata të cilët kërkojnë të aplikojnë për azil ndërkohë Danimarka në vitet e fundit ka paraqitur kufizime të ashpra.

Javën e kaluar parlamenti danez miratoi ndërprerjen e ndihmës sociale për refugjatët e sapoardhur për ta bërë vendin nordik më pak tërheqës për azilkërkuesit.

Të hënën qeveria daneze vendosi reklama në tri gazeta libaneze, ku sqaron me detaje masat që kanë vendosur.

Qeveria e pakicës së kryeministrit, Lars Lokke Rasmussen dhe liberalët e tij të qendrës së djathtë fituan mbështetjen për këtë vendim, mes të tjerëve, nga Partia daneze Popullore e ekstremit të djathtë, që është pjesë e bazës parlamentare të qeverisë.

Danimarka tha se emigrantët do të regjistrohen ose përndryshe do të rikthehen në Gjermani.

Rreth 100 persona kanë mbërritur në Padborg gjatë natës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012066841125488
array(1) { ["section"]=> string(78) "danimarka-ndalon-trenat-drejt-suedise-ashperson-masat-kunder-refugjateve-20380" }