Danimarka votoi gabim në Eurovision, Ukraina ishte vlerësuar me 0 pikë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:22 15-05-2016 Danimarka votoi gabim në Eurovision, Ukraina ishte vlerësuar me 0 pikë

Vota e jurisë së Danimarkës ka qenë tërësisht e gabuar në finalen e Eurovision 2016. Ishte anëtarja Hilda Heick ajo që ka shkaktuar rrëmujën sa i përket votave të këtij shteti.

Danimarka vlerësoi me 12 pikë këngën fituese “1994” të Ukrainës, por në fakt vendimi ishte që kjo këngë të mos merrte asnjë pikë. Ndërkohë, 12 pikët ishin planifikuar për Australinë, e cila mori zyrtarisht 10 pikë nga Kopenhageni.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ngatërrese, rezultati final do të ishte i njejtë, me Ukrainën fituese dhe Australinë në vend të dytë, por diferenca e pikëve do të ngushtohej nga 23 në 9 të tilla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036093950271606
array(1) { ["section"]=> string(75) "danimarka-votoi-gabim-ne-eurovision-ukraina-ishte-vleresuar-me-0-pike-40534" }