“Darka e fundit”: Kryebashkiakët refuzojnë ftesen e Dukës, kokteil me Finon

Publikuar tek: barometri, më 08:22 07-02-2018 “Darka e fundit”: Kryebashkiakët refuzojnë ftesen e Dukës, kokteil me Finon

Sot do të mbahet Asambleja e Përgjithshme për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sonte, FSHF organizoi një mbrëmje gala duke ftuar të gjithë anëtarët e kësaj asambleje, së bashku me tre kandidatët Armand Dukën, Shpëtim Halën dhe Bashkim Finon.

Por, ky i fundit nuk iu përgjigj ftesës dhe sonte thirri në një takim të gjithë kryetarët e bashkive.

Prezent në mbledhjen e zhvilluar nga Fino ka qenë kryebashkiaku Erjon Veliaj. Por, përpos kësaj neësport.al ka mësuar se të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi së bashku me atë të Tiranës, Refik Halilin.

Të dy kanë qenë në një tavolinë ku është diskutuar për zgjedhjet e nesërme. Mesa duket rivaliteti mes dy klubeve është lënë mënjanë në këtë kohë të nxehtë të fushatës zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028817892074585
array(1) { ["section"]=> string(78) "darka-e-fundit-kryebashkiaket-refuzojne-ftesen-e-dukes-kokteil-me-finon-109397" }