Darka me Ramën në Athinë, zyra e kryeministrit Mitsotakis tregon për çfarë folën dy homologët: Integrimi i Shqipërisë, pakica greke dhe marrëdhëniet ekonomike

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 16-09-2020 Darka me Ramën në Athinë, zyra e kryeministrit Mitsotakis tregon për çfarë folën dy homologët: Integrimi i Shqipërisë, pakica greke dhe marrëdhëniet ekonomike Takimi Rama-Mitsotakis në Athinë

Zyra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis zbardh takimin e djeshëm të tij me homologun shqiptar Edi Rama, në Athinë. Në fokus të darkës mes dy kryeministrave ka qenë, integrimi i Shqipërisë, pakicat greke në vendin tonë dhe fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, njofton zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Newsbomb.al publikoi dje pamjet nga takimi i dy kryeministrave. Nga pala shqiptare në takim ishin kryeministri Rama dhe këshilltari i tij Endri Fuga, kurse nga pala greke Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe vetë Mitsotakis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010862112045288
array(1) { ["section"]=> string(162) "darka-me-ramen-ne-athine-zyra-e-kryeministrit-mitsotakis-tregon-per-cfare-folen-dy-homologet-integrimi-i-shqiperise-pakica-greke-dhe-marredheniet-ekonomike-220536" }