Dash Shehi: Jozefina dhe kushdo që mendon ndryshe, i mirëpritur. Të largojmë Ramën e pastaj reflektojmë

Publikuar tek: politike, më 12:33 10-09-2020 Dash Shehi: Jozefina dhe kushdo që mendon ndryshe, i mirëpritur. Të largojmë Ramën e pastaj reflektojmë Kreu i LZHK Dash Shehi

Kreu i LZHK Dash Shehi thotë se kushdo që mendon ndryshe dhe do largimin e Edi Ramës, e ka rrugën e hapur dhe është i mirëpritur në kampin opozitar.

Edhe Jozefina Topalli e ka rrugën e hapur tha ai, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjala vetëm për rotacion.

“Për mua edhe Jozefina është e mirëporitur. Për mua Shqipëria ka nevojë për të gjithë, edhe për Jozefinën. Të mirëpritur janë të gjithë njerëzit që mendojnë ndryshe, që mendojnë ndryshe.

Ditën që të mbaroj kjo punë do kemi kohë për tu marrë me gjëra të tjera më pas. Por unë gjykoj se sot kemi një cështje më të madhe, që është për Shqipërinë. A do vazhdojë ky shtet, a do rrinë shqiptarët apo do marrin leckat e do ikin. Pasi ta mbarojmë këtë punë, do kemi kohë për reflektim. Nuk bëhet fjalë vetëm për rotacion”, u shpreh Shehi për Report Tv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjesë e nismës ‘Thurje’, Rudina Hajdari nis takimet e fushatës elektorale: Të bashkohemi, më shkruaj!
‘Manjola bën dëshminë tronditëse’, Duma publikon videon e nënës së Alesios: Pas intervistës më mori në telefon e më kërcënoi. Tha Edi Rama jam, turp të kesh për atë që bëre »
Article Logic
Execution time: 0.010694026947021
array(1) { ["section"]=> string(107) "dash-shehi-jozefina-dhe-kushdo-qe-mendon-ndryshe-i-mirepritur-te-largojme-ramen-e-pastaj-reflektojme-219921" }