Dash Shehi: Moralisht Parlamenti ka rënë, deputetët e rinj nuk i gjykoj, vendimin e tyre do ta tregoj koha

Publikuar tek: politike, më 21:50 11-03-2019 Dash Shehi: Moralisht Parlamenti ka rënë, deputetët e rinj nuk i gjykoj, vendimin e tyre do ta tregoj koha

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, është shprehur mbrëmjen e sotme se moralisht dhe politikisht Parlamenti ka rënë, me djegien e mandateve në shumicë nga opozita e bashkuar.

I ftuar në emisionin '5 pyetje me Babaramon', Shehi gjithashtu ka thënë se nuk mund të gjykonte deputetët e rinj për vendimet e tyre, pasi koha do ta tregojë.

'Nga ana morale Parlamenti nuk ka më jetë. Deputetët e rinj nuk i gjykoj, është vendim i tyre dhe koha do të tregojë nëse është i duhur apo jo. Moralisht dhe politikisht Parlamenti ka rënë. Ndërsa juridikisht këtu mund të gjenden shumë rrugë të tjera. Koha do ta tregojë. Unë gjykoj që PS ka njerëz të arsyeshëm brenda, përtej kryministrit', tha ndër të tjera Dash Shehi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034378051757812
array(1) { ["section"]=> string(110) "dash-shehi-moralisht-parlamenti-ka-rene-deputetet-e-rinj-nuk-i-gjykoj-vendimin-e-tyre-do-ta-tregoj-koha-156050" }